Bota

Policia rimerr kontrollin e burgut në Paraguaj nga grupi kriminal, 10 persona humbin jetën në operacionin ushtarak

Rotela, themeluesi i klanit dhe i konsideruar si krimineli më i rrezikshëm paraguaian, kontrollonte burgun, nga i cili drejtonte trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale të lidhura me to, si në vend ashtu edhe në rajon.

20 Dhjetor 2023, 08:12 Nga r.ll
Policia rimerr kontrollin e burgut në Paraguaj nga grupi kriminal, 10
foto nga burgu

PARAGUAJ- Të paktën 10 persona u vranë në një operacion policor dhe ushtarak të hënën në burgun Tacumbu në kryeqytetin paraguaian të Asuncion, njoftoi Policia Kombëtare.

Sipas raportit paraprak, mbetën të vrarë nëntë të burgosur dhe një agjent i policisë kombëtare, ndërsa u plagosën 20 të burgosur dhe 36 agjentë policorë e ushtarakë. Operacioni u krye për të rimarrë kontrollin e burgut Tacumbu, i cili prej vitesh ishte në duart e grupit kriminal të njohur si Klani Rotela, shkruajnë mediat e huaja.

Në raportin e Policisë Kombëtare thuhej se pas një konfrontimi intensiv me të burgosurit, agjentë policorë dhe ushtarakë arritën në bllokun e qelisë së kreut të grupit kriminal Armando Javier Rotela, i cili më në fund u dorëzua dhe u transferua në burgun ushtarak Vinas Cue.

Rotela, themeluesi i klanit dhe i konsideruar si krimineli më i rrezikshëm paraguaian, kontrollonte burgun, nga i cili drejtonte trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale të lidhura me to, si në vend ashtu edhe në rajon. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe thika dhe armë zjarri të kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të bërë vetë, telefona celularë dhe lëndë narkotike. 

paraguaj

Sondazh

Poll