Sport

Zbulohet shpërblimi i qeverisë për djemtë e Kombëtares! (Dokumenti)

Në fletoren zyrtare është pasqyruar këtë të hënë një akt i ri normative, që tregon akordimin e shumës së përmendur për Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në kampionatit europian.

19 Dhjetor 2023, 21:19 Nga DOSJA

Zbulohet shpërblimi i qeverisë për djemtë e Kombëtares!

TIRANE - Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për Ekipin Kombëtar të Futbollit. Në fletoren zyrtare është pasqyruar këtë të hënë një akt i ri normative, që tregon akordimin e shumës së përmendur për Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në kampionatit europian.

 “Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në fletoren zyrtare.

Zbulohet shpërblimi i qeverisë për djemtë e Kombëtares!

Presidenti ka dekretuar vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë fond, që tashmë mbetet për t'u parë se si do t'i shërbejë Kombëtares së Shqipërisë. Ekipi kombëtar arriti që të zinte vendin e parë në grupin E në kualifikueset e kampionati europian, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë do të luajnë verën e ardhshme me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në fazën e grupeve të europianit që do të luhet në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll