Bota

57 Organizata për të drejtat e njeriut kundër legjislacionit të BE-së për emigrantët

Organizatat propozojnë si zgjidhje që udhëheqësit të forcojnë sistemet e pritjes dhe azilit dhe të ndajnë me drejtësi përgjegjësinë mes shteteve evropiane.

19 Dhjetor 2023, 19:56 Nga A.TH
57 Organizata për të drejtat e njeriut kundër legjislacionit
Emigrante

BRUKSEL- Ndryshimet e propozuara në legjislacionin e BE-së për migracionin rrezikojnë dobësimin e të drejtave të njeriut dhe mund ta lënë bllokun me një sistem që nuk funksionon, të kushtueshëm dhe mizor, thonë 57 Organizata të të drejtave të njeriut. Në një letër të hapur të botuar të hënën, Organizatat thanë se paketa e ligjeve të reja pasqyron qasjet e dështuara të së kaluarës dhe do të përkeqësonte pasojat e tyre. Në vend të kësaj, Organizatata u bënë thirrje udhëheqësve të BE-së të marrin në konsideratë ndikimin e gjerë të vendimeve të tyre.

“Ka raste kur zgjedhjet politike mund të bëjnë një ndryshim të thellë, për mirë apo për keq, në jetët e njerëzve. Sot është një kohë e tillë”, thuhet në letrën, e nënshkruar nga grupe si Amnesty International, Save the Children dhe Caritas Europa.

Organizatat propozojnë si zgjidhje që udhëheqësit të forcojnë sistemet e pritjes dhe azilit dhe të ndajnë me drejtësi përgjegjësinë mes shteteve evropiane.

“Ne kemi nevojë për përgjegjësi reale për forcat kufitare që shkelin ligjet tona. Dhe ne kemi nevojë për më shumë rrugë të sigurta që njerëzit të lëvizin, të punojnë dhe të vendosen në siguri dhe dinjitet,” thuhet në letër.

Ligjet e propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti evropian, mund t'u lejojnë vendeve anëtare fleksibilitet kur bëhet fjalë për përcaktimin se cili vend është "i sigurt" për migrantët që konsiderohen të papërshtatshëm për azil dhe mbi çfarë arsye ata mund të dërgohen në vendet e treta. Dënimi i përbashkët i ligjeve të propozuara të migracionit vjen më pak se dy javë pasi 17 organizata anembanë Evropës paralajmëruan se pakti rrezikon të hapë derën për rritjen e diskriminimit dhe profilizimit racor.

be amnesty international save the children caritas europa

Sondazh

Poll