Aktualitet

Vrasja në Peqin, transferohen nga burgu i Durrësit në të Fierit Dako, Beleri, Lefter Koka dhe Alqi Bllako

I dënuari me burg të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi një të burgosur tjetër me pistoletë, brenda ambienteve të burgut.

19 Dhjetor 2023, 16:54 Nga I.A
Vrasja në Peqin, transferohen nga burgu i Durrësit në të
Burgu i Fierit

FIER- Disa nga të paraburgosurit në burgun e Durrësit, janë transferuar në burgun e Fierit. Mësohet se të transferuarit janë Vangjush Dako, Lefter Koka, Alqi Bllako, Oltion Bistri, Safet Gjici, Lefter Alla, Dedan Gjoni, Fran Tuci, Xhevahir Lita dhe Fredi Beleri.

Shkak për transferimin është bërë vrasja që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit. I dënuari me burg të përjetshëm Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi një të burgosur tjetër me pistoletë, brenda ambienteve të burgut.

Në sektorin “Vip” të paraburgimit të Durrësit, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë, ish-deputetë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

vangjush dako alqi bllako safet gjici lefter alla fran tuci xhevahir lita fredi beleri oltion bistri

Sondazh

Poll