Aktualitet

Nga emrat identifikues deri te fotot, ku ‘çalojnë‘ në raportim mediat shqiptare, si shkelet etika nga gazetarët

Një nga fushat e etikës në media, ku do të përqendrohemi është cënimi i privatësisë së personave, duke nisur nga përdorimi i pamjeve, fotove identifikuese apo dhe emrave.

19 Dhjetor 2023, 15:43 Nga Izmir Akulli
Nga emrat identifikues deri te fotot, ku ‘çalojnë‘
Foto Ilustruese

Etika në media dhe gazetari është një nga pikat kryesore që duhet të bazohet një gazetar i mirë në raportimin e tij. Por jo gjithmonë ndodh kështu, pasi ka raste të shumta sin ë botë apo dhe në Shqipëri, në të cilat, gazetari nga neglishenca apo nga dëshira nuk e respekton dhe zbaton etikën në media, gjatë raportimit të tij. Por le të qëndrojmë në Shqipëri, ku ekita në media, ‘thyhet’ pothuaj se në çdo raportim të një ngjarje kronike. Një nga fushat e etikës në media, ku do të përqendrohemi është cënimi i privatësisë së personave, duke nisur nga përdorimi i pamjeve, fotove identifikuese apo dhe emrave.

Ngjarja me e freskët, ku është shkelur etika në media është rasti i përdhunimit të 26-vjeçares në Vlorë. E reja u drogua dhe më pas me të abuzuan seksualisht 4 persona, mes të cilëve dhe I dashuri I saj. Në këtë rast, disa media në Shqipëri kanë publikuar emrin e saj të plotë. Vetëm me anë të emrin dhe lagjes ku ajo banonte, mund të bëhet lehtësisht identifikimi i saj, gjë që cënon privatësinë që ajo dhe familja e saj kanë nevojë, në këto momente. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, duket qartësisht emri i të abuzuarës, ndërkohë që në këtë rast duhet që identiteti i saj të mbrohej nga nga mediat. Mënyra e duhur dhe më e mirë që duhet të vepronin mediat në këtë rast është që t'i publikonin thjesht moshën dhe inicialet e të resë, që të mbronin dhe identitetin e saj.

Nga emrat identifikues deri te fotot, ku ‘çalojnë‘

Rasti i dytë ku është shkelur etika në media, po nga gazetarët është edhe ngjarja e rëndë e dhunimit seksual, vrasjes dhe groposjes së të miturit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Çalamani e kishte mashtruar të voglin duke e marrë në banesën e tij. Pasi e kishte vrarë ai e groposi atë në kopshtin e tij para shtëpisë. Vetëm pasi policia arriti që të gjente trupin e pajetë të të miturit, ai e pranoi krimin e rëndë. Po atë natë të krimit, shumë media nuk ngurruan dhe publikuan foton e të miturit në lajme së bashku me emrin e tij. Nëse do të ishte respektuar etika në gazetari, emri dhe fotoja e të miturit, nuk duhej që të publikoheshin, në mënyrë që të mos i jepej një goditje e dyfishtë e familjarëve të tij, që sa herë të hapin telefonin apo televizorin të shohin kronika, që mbajnë në to emrin dhe foton e 8-vjeçarit. Por në vend të kësaj, për ta bërë lajmin sa më të besueshëm, gazetarët, mund të kishin nxjerr vetëm inicialet e të miturit dhe foton e tij, ku fytyra të jetë e mbuluar me blur, në mënyrë që të mos njihej.

Nga emrat identifikues deri te fotot, ku ‘çalojnë‘

Duke biseduar me psikologen Irena Xhferri mbi këto raste, ajo theksoi se në ato momente çdo gjë që thuhet për personin që ka rënë pre e abuzimeve të tilla, është traumatike. Ndërkohë që shtoi se në momentin që personi i dhunuar seksualisht lexon apo sheh të dhëna apo foto të sajat në lajme, e bën ngjarjen e ndodhur shumëfish më traumatike.  

“Vetë përdhunimi është një ngjarje shumë traumatike. Personi pëson traumë shumë të rëndë duke duke përfshirë dhunën, seksin, ngjarjen dhe të gjitha ndikojnë në cdo aspekt të individit. Reagimi është sërish individual. Ka shumë përsona që nuk duan t’u flasësh, t’ia përmendësh; ka të tjerë që nuk duan të flasin fare, mbyllen në vetvete. Përveç aspekteve personalë, përfshihen edhe aspektet socialë. Individët e rritur që duhet të jenë diskretë dhe të mos “u merren vesh” ngjarjet personale, të ndikuar shumë nga ajo thenia popullore “hallet e shtëpisë nuk dalin në pazar”, në momentin që u zbulohet, përflitet etikohet një ngjarje kaq e madhe bën që trauma të mund t’i shumëfishohet ose të mund t’i zgjasë akoma më shumë. Media, me idenë për të mbushur kronikat, sidomos ato që janë në rrjete sociale japin të dhëna përsonale të viktimave. Nisur nga ndjekja kaq e madhe e medias, nga ruajtja në internet të çdo ngjarje, tek këta viktima e përjetojnë akoma më shumë këtë ngjarje. Në këtë sistem, jo vetëm që shkelen katërcipërisht të drejtat e njëriut nga të gjitha instancat që nxjerrin të dhënat personale, por kanë një ndikim shumë negativ në personalitetin e viktimës. Duke patur parasysh që këta individë përgjithësisht nuk marrin trajtim psikologjik, media, ndikon shumë në psikologjinë e individit. Pra me pak fjalë, nëse media kërkon të mbushë kronikat, mund të publikojë ngjarjet, por duhet të ruajë shumë konfidencialitetin, të ruajë të dhënat e aq më pak të publikojë video e foto të viktimave të dhunës seksuale,” tha psikologia Xhaferri.

etika ne media izmir akulli

Sondazh

Poll