Nga emrat identifikues deri te fotot, ku ‘çalojnë‘ në raportim mediat shqiptare, si shkelet etika nga gazetarët
Foto Ilustruese Etika në media dhe gazetari është një nga pikat kryesore që duhet të bazohet një gazetar i mirë n&e...
Në seancën mbajtur ditën e sotme, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Mjacajn, i cili vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër në burgun e Peqinit.
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj Sokol Mjacajt dhe 12 zurtarëve të burgut të Peqinit. Në seancën mbajtur ditën e sotme, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Mjacajn, i cili vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër në burgun e Peqinit. Po ashtu të njejtën masë sigurie është vendosur për drejtorin e burgut te Peqinit dhe 10 zyrtarët e tjerë. Ndërkohë që një zyrtar, është lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Sokol Mjacaj, një i dënuar me burg përjetë qëlloi për vdekje një të burgosur, Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Të arrestuar për ngjarjen në fjalë janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në Nëntor të këtij viti si edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit, Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B, Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B, Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B, Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B, Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B, Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B , Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.
Në një nga qelitë e këtij burgu mesditën e të premtes Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin, qëlloi me armë zjarri ndaj të dënuarve me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja mbeti i plagosur dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Autori i këtij krimi të pazakontë dhe nga më të rëndët në historinë e këtij institucioni është i dënuar për vrasjen e dy të turistëve çekë në Dukagjin në vitin 2015. Mjacaj qëlloi 5 herë me pistoletë nga dritarja e qelisë ku ndodhej objektivi i tij. Dy plumba i kanë shkaktuar vdekjen Lleshit, një plumb ka plagosur Indrit Shaqen./Dosja.al
Foto Ilustruese Etika në media dhe gazetari është një nga pikat kryesore që duhet të bazohet një gazetar i mirë n&e...
sokol mjacaj ELBASAN- Një tjetër dëshmi është zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj q&eum...
andrea kalemi GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga sulm me thikë i ndodhur pak ditë më parë në burgun e Koridhalos n&e...
foto ilustruese DIBËR- Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Dibër, pasi ka thyer masën e siguris&...
foto ilustruese MAL I ZI-Policia e Dubrovnikut në bashkëpunim me doganierët ka sekuestruar në pikën kufitare Karasoviç, 400...
Besmir Ademi GJERMANI- Besmir Ademi që vrau gruan e tij Jetmira Beka, 28 vjeç më 20 maj 2023 është dënuar me burgim të...
pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Raportohet ...
burgu i peqinit PEQIN- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vrasja e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit, ku ...
Viktima ne toke SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e regjistruar një ditë më parë në qendë...
foto ilustruese RROGOZHINË- Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Rrogozhinë pasi është dëmtuar aksidentalis...