Bota

“Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin e raporteve”, deputeti gjerman i CDU: BE duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Ai shtoi se për sa kohë që Serbia të veprojë në këtë mënyrë nuk mund të ketë siguri dhe nëse marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet atëherë dialogu me BE-në ka dështuar.

19 Dhjetor 2023, 17:57 Nga a.l
“Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin e
Knut Abraham

GJERMANI-  Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham thotë se i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të publikojë rezultatet e hetimit për incidentin e Banjskës. Në një postim në platformën 'X', Abraham theksoi se problemi kryesor mbetet te Serbia, e cila sipas tij nuk po shpreh vullnetin për të implementuar marrëveshjet mes vendeve.

Ai shtoi se për sa kohë që Serbia të veprojë në këtë mënyrë nuk mund të ketë siguri dhe nëse marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet atëherë dialogu me BE-në ka dështuar.

Sipas tij unioni duhet të jetë më i hapur ndaj Kosovës dhe të krijojë mundësinë për të një proces integrimi më të shpejtë. 

knut abraham

Sondazh

Poll