Aktualitet

U dëmtua aksidentalisht me frezë teksa po punonte në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari në Rrogozhinë

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që ka ndodhur mesditën e sotme 

19 Dhjetor 2023, 12:53 Nga r.ll
U dëmtua aksidentalisht me frezë teksa po punonte në banesën
foto ilustruese

RROGOZHINË- Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Rrogozhinë pasi është dëmtuar aksidentalisht me frezë, teksa po punonte në banesën e tij. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që ka ndodhur mesditën e sotme 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç.

Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

rrogozhine

Sondazh

Poll