Aktualitet

Plagosja në Shkodër/ Curaj dhe Bici kishin lidhje familjare, një ditë më parë u konfliktuan për borxh

40-vjeçari, dy prej katër plumbave, i ka marrë në pjesën e gjoksit, ndërsa ka fraktura edhe në krah, por ka arritur që të shpëtojë, edhe pse vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Shkodrës.

19 Dhjetor 2023, 13:04 Nga A.B
Plagosja në Shkodër/ Curaj dhe Bici kishin lidhje familjare, një
Viktima ne toke

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e regjistruar një ditë më parë në qendër të qytetit të Shkodrës, ku mbeti i plagosur shtetasi Aleksander Curaj.

40-vjeçari, dy prej katër plumbave, i ka marrë në pjesën e gjoksit, ndërsa ka fraktura edhe në krah, por ka arritur që të shpëtojë, edhe pse vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Shkodrës.

Nga ana tjetër, autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici vijon të jetë i shpallur në kërkim nga policia. Autori i dyshuar, pasi kreu plagosjen, u largua me një biçikletë nga zona e “Dollarit”.

Bëhet me dije se i plagosuri Aleksander Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre, ndërsa një borxh dyshohet të ketë qenë shkak për konfliktin mes tyre. Një ditë më parë, fillimisht i plagosuri dhe autori i dyshuar, janë përfshirë në një sherr fizik.

Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë, por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh. Vetëm pak minuta më pas, Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të 40-vjeçarit Curaj.

/Dosja.al

plagosje ne shkoder aleksander curaj dede bici

Sondazh

Poll