Bota

Kërcënimet nga rebelët e "Houthi", SHBA lajmëron koalicion për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq

Vendimi vjen pasi gjigandi i naftës BP njoftoi se do të ndalonte të gjitha dërgesat përmes Detit të Kuq.

19 Dhjetor 2023, 09:04 Nga r.ll
Kërcënimet nga rebelët e "Houthi", SHBA lajmëron
foto ilustruese

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se dhjetë shtete të fuqishme kanë rënë dakord të formojnë një koalicion për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha në një deklaratë se Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Bahreini, Franca, Norvegjia, Spanja dhe Seychelles janë ndër dhjetë kombet që do të operojnë nën flamurin e Operacionit Prosperity Guardian, në mënyrë që të sigurojnë që të gjitha anijet tregtare të lundrojnë lirshëm.

Vendimi vjen pasi gjigandi i naftës BP njoftoi se do të ndalonte të gjitha dërgesat përmes Detit të Kuq, shkruan BBC.

Kujtojmë se grupi Houthi i mbështetur nga Irani në Jemen ka intensifikuar sulmet ndaj dërgesave në Detin e Kuq, një korridor i madh për tregtinë ndërkombëtare. Grupet thonë se sulmet janë një reagim ndaj sulmeve izraelite në Gaza. 

deti i kuq shba

Sondazh

Poll