Bota

Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Kinë, mbi 100 të vdekur

Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

19 Dhjetor 2023, 07:28 Nga A.B
Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Kinë, mbi 100 të
Pasojat

KINË- Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi goditi një rajon malor të Kinës veriperëndimore, duke vrarë të paktën 11 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Autoritetet kanë mobilizuar një sërë masash emergjente, por puna e kërkim shpëtimit mund të jetë sfiduese për shkak të temperaturave nën zero.

20 persona janë raportuar të zhdukur në pasojat e tërmetit pas disa orësh përpjekjesh shpëtimi. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 5 km nga kufiri midis Gansu dhe një provincë fqinje. Tërmeti goditi qarkun Jishishan në provincën veriperëndimore Gansu në orën 23:59 sipas kohës lokale të hënën, në një thellësi prej 10 km.

Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore si Gansu, të cilat shtrihen në kufirin lindor të rrafshnaltës Qinghai-Tibetan, një zonë tektonikisht aktive. 

termet ne kine

Sondazh

Poll