Bota

Itali/ Hakerat rusë rrezikojnë pagën e administratës publike për muajin dhjetor

Ekziston mundësia që pagesa e një pjese të pagave të nëpunësve civilë, të cilat do të paguhen në datën 27 të muajit, do të vonohen ndjeshëm.

18 Dhjetor 2023, 22:47 Nga A.TH
Itali/ Hakerat rusë rrezikojnë pagën e administratës publike
Lockbit

RUSI- Hakerat rusë nga grupi Lockbit nisën një sulm kundër një kompanie që ofron mbështetje telematike për administratën publike italiane. Sulmi thuhet se filloi më 8 dhjetor me virusin ransomëare. Dy vjet më parë i njëjti grup goditi rajonin e Romës dhe vitin e kaluar synoi Shërbimin Italian të Mbledhjes së Taksave.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, deri më tani është rikthyer rreth 50% e dëmit të shkaktuar, por ekziston mundësia që pagesa e një pjese të pagave të nëpunësve civilë, të cilat do të paguhen në datën 27 të muajit, do të vonohen ndjeshëm. La Repubblica shkruan, në fund, se me virusin ransomëare, piratët e internetit përpiqen të vjedhin informacione dhe të dhëna të ndjeshme në mënyrë që të kërkojnë më pas shuma të mëdha parash për tu paguar.

lockbit hakerat lockbit

Sondazh

Poll