Bota

Sulmet ushtarake të IDF-së vrasin punonjësin e konsullatës/ Ministria e Jashtme franceze: Autoritetet izraelite të zbardhin ngjarjen

Ahmed Abu Shamla punonte në Zyrën Konsullore Franceze në Gaza, pranë Institutit Francez dhe Qendrës Kulturore, që nga viti 2002.

18 Dhjetor 2023, 19:48 Nga A.TH
Sulmet ushtarake të IDF-së vrasin punonjësin e konsullatës/
Catherine Colonna

GAZA- Ahmed Abu Shamla, një punonjës i zyrës konsullore të Gazës për më shumë se 20 vjet, vdiq të shtunën, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Francës. Mediat e huaja raportojnë se shtëpia e Shamla u bombardua nga forcat izraelite në 13 dhjetor.

Në një deklaratë, ministria e Jashtme kërkoi që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur. Ahmed Abu Shamla punonte në Zyrën Konsullore Franceze në Gaza, pranë Institutit Francez dhe Qendrës Kulturore, që nga viti 2002.

Një pjesë e familjes së Abu Shamla-s kishte mundur të largohej nga Gaza për në Francë, si pjesë e planit të evakuimit të vendosur nga Parisi për shtetasit francezë të pranishëm në Rripin e Gazës, punonjësit palestinezë të Institutit Francez dhe vartësve të tyre. Megjithatë, katër nga fëmijët e tij të rritur nuk ishin në listën e evakuimit dhe vetëm gruaja e Abu Shamla dhe dy fëmijët e tyre të mitur u lejuan të largoheshin nga Gaza.​

ahmed abu shamla catherine colonna

Sondazh

Poll