Art&Argëtim

“Festivalin e RTSH-së e fiton Elvana Gjata”/ Reagon ish-dhëndri i Jozefina Topallit: Të korruptuar, bëhen pazare dhe hil

5 Nëntor 2019, 07:50 Nga DOSJA
“Festivalin e RTSH-së e fiton Elvana Gjata”/ Reagon

Tiranë- Ish-dhëndri i Jozefina Topallit, Luiz Ejlli ka reaguar ashpër për Festivalin e RTSH-së. Në emisionin “Thumb On” të Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës ka deklaruar se   festivali i RTSH-së është i korruptuar, pasi sipas tij ka hile dhe pazare qëkur u fut në Eurovizion.

“Përsa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën, nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar. Si gjithmonë, në festivalet shqiptare janë lakuar emrat, jo fiton x, jo fiton y. Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do të jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovizion, u bë pak i korruptuar, filluan hilet dhe pazaret”, tha Luiz Ejlli.

 “Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare.  Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga  Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Siç të gjithë e dimë, Vejsiu do të jetë moderatorja e Grabocka regjizorja. Ndër emrat që mendohet  të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali i rtsh-së luiz ejlli elvana gjata festivali i rtsh-së luiz ejlli

Sondazh

Poll