Art&Argëtim

Desh e ndau nga burri, Rezarta tregon se si Aulona u bë ‘mollë sherri’ për të dhe Ermalin

4 Nëntor 2019, 15:46 Nga DOSJA
Desh e ndau nga burri, Rezarta tregon se si Aulona u bë ‘mollë

TIRANË– Moderatorja Aulona Musta, që këtë radhë në emisionin e saj surprizoi Rezarta Shkurtën me një kamër të fshehtë, ku i tregonte këngëtares se e kishte tradhëtuar Ermal Hoxha, edhe 10 vite më parë qenka futur mes çiftit.

E ftuar në “Thumb on” Rezarta tregoi historinë e para shumë vitesh, se si një intervistë desh ishte bërë shkak për ndarjen e saj me Ermalin.

Atëherë, Aulona më kërkoi të flisja ekskluzivisht për lidhjen time me Ermalin. Unë mendova, hajt meqë jemi shoqe po ja jap…Të nesërmen unë, si princeshë po prisja të lexoja intervistën kur ç’të lexoja… titulli: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal,”- tha Rezarta në emision.

Më pas situatën e mori në dorë vetë Aulona e cila shpjegoi se e gjitha kishte qenë një gabim në faqosjen e gazetës. Ajo shpjegoi se në intervistën e Rezarta Shkurtës ishte vënë titulli për rrëfimin e Albërije Hadërgjonaj, e cila rrëfente ndarjen nga bashkëshorti dhe emri i Ermalit.

Një javë më parë kisha intervistuar Albërije Hadërgjonaj dhe titulli I asaj interviste ishte: ‘Pse u ndava nga bashkëshorti’, ndërkohë që ai i intervistës së Rezartës ishte: Ermali, bashkëshorti ideal. Një gabim I faqosjes i bashkoi këto dy titul duke thënë këtë: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal!”– tha Aulona, duke shpjeguar historinë e para 10 viteve.

Rezarta tregoi më tej se ishin shqetësuar paksa për shkak të këtij titulli por që tashmë e kujtonin duke qeshur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aulona musta ermal hoxha rezarta shkurta aulona musta ermal hoxha rezarta shkurta

Sondazh

Poll