Art&Argëtim

17 vite bashkë/ Rrëfehet Fatma Naçi, kujton plot emocion takimin e parë me Elvisin: I largoi familjarët tanë në tavolinë

4 Nëntor 2019, 18:20 Nga DOSJA
17 vite bashkë/ Rrëfehet Fatma Naçi, kujton plot emocion

TIRANË- Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar më shumë nga jeta dhe përditshmëria e tyre familjare.

Fatma nuk ngurroi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam pasur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi.

Sot bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, Fatma tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvis naçi fatma naçi rrefimi i fatma naçit elvis naçi fatma naçi rrefimi i fatma naçit

Sondazh

Poll