Bota

Minishengeni ballkanik, Vuçiç telefonon Ramën dhe Zaev: Bisedë e shkëlqyer para samitit të Ohrit

4 Nëntor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Minishengeni ballkanik, Vuçiç telefonon Ramën dhe Zaev:

SERBI– Në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”, presidenti serb, Alekasandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”,- shkruan Vuçiç

Samiti i parë mes liderëve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti, ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kopsovës dhe Bosnjes.

Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa, Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për “mini- Shengenin Ballkanik” ka qenë e frytshme dhe pozitive.

Brenda viti 2021 pritet që të ‘vijë në jetë Mini Shengeni’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama shengeni ballkanik zoran zaev aleksander vucic edi rama shengeni ballkanik zoran zaev

Sondazh

Poll