Bota

Ushtria izraelite bastis spitalin në Gazë, nën hetim stafi dhe pacientët

Sipas Dr. Ahmed Al-Khalot, ushtarët e IDF-së hynë në kompleksin e spitalit dhe urdhëruan banorët e zhvendosur të Gazës, të strehuar brenda, nga mosha 16 deri në 65 vjeç, të largoheshin.

17 Dhjetor 2023, 22:18 Nga A.TH
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gazë, nën hetim stafi dhe
Foto ilustruese

IZRAEL- Forcat ushtarake izraelite ushtruan kontrolle mbi staftin dhe pacientët në pitalin Kamal Adwan në Gazë.
Sipas Dr. Ahmed Al-Khalot, ushtarët e IDF-së hynë në kompleksin e spitalit përmes portave dhe urdhëruan banorët e zhvendosur të Gazës të strehuar Brenda, nga mosha 16 deri në 65 vjeç, të largoheshin.

“Të nesërmen në mëngjes filloi një bastisje pasi ushtarët filluan një kërkim brenda spitalit, duke marrë punonjës dhe pacientë të plagosur për hetim” tha ai.

Sipas Al-Khalot, ishin gjashtë trupa dhe një pacient 60-vjeçar që vdiq, për të cilët nuk ka dijeni se çfarë ndodhi me ta.
NBC News shkruan se ka kontaktuar me IDF në lidhje me bastisjen në spitalin Kamal Adwan dhe akuzat e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Më shumë se 18 mijë civilë janë vrarë nën Rripin e Gazës për 70 ditë luftë mes Izraelit dhe Hamasit. Autoritetet palestineze thonë se shumica e të vrarëvce janë gra dhe fëmijë.

ahmed al-khalot kamal adwan lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll