Bota

Turisti belg vdes pasi u sulmua nga një kafshë misterioze në brigjet e Meksikës

Plazhi u mbyll dhe u vendosën flamuj ngjyrë vjollce, duke paralajmëruar notarët që të qëndrojnë sa më larg.

17 Dhjetor 2023, 22:35 Nga A.TH
Turisti belg vdes pasi u sulmua nga një kafshë misterioze në
Brigje

MEKSIKË- Një turist belg u vra pas një sulmi i cili dyshohet të jetë një peshkaqen ose krokodil në brigjet e Meksikës, Playa Quieta, Guerrero. Autoritetet lokale thonë se dhe një grua nga Los Angeles u sulmua, por ajo tanimë ndodhet në spital. Ekuipazhet e urgjencës u ngjitën në plazh dhe u përpoqën të shpëtonin jetën e burrit, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Randy Suastegui Cebero, përfaqësues i qeverisë së shtetit Guerrero, zbuloi se një operacion nisi pas këtyre dy sulmeve të dyshuara. Forcat e Gardës Kombëtare dhe autoritetet lokale nisën gjuetinë për kafshën që kreu sulmin. Plazhi u mbyll dhe u vendosën flamuj ngjyrë vjollce, duke paralajmëruar notarët që të qëndrojnë sa më larg.

Sulmi i fundit vjen vetëm disa javë pasi Maria Fernandez Martinez Jimenez u vra në një sulm nga një kafshë. Jimenez u plagos vetëm 65 metra larg bregut kur u sulmua në Melaque Beach, Jalisco. Zyrtarët zbuluan se ajo humbi shumë gjak pasi u kafshua nga një kafshë. Ajo po përpiqej të shpëtonte vajzën e saj në momentin e sulmit. Fillimisht u mendua se ajo vdiq nga një sulm peshkaqeni, por është raportuar se ajo mund të ketë qenë viktimë e një sulmi krokodili.

randy suastegui cebero

Sondazh

Poll