Bota

Lamborghini dhe sindikatat arrijnë marrëveshjen/ 4 ditë punë në javë dhe rritje page për punonjësit

Marrëveshja parashikon rritjen e pagës vjetore të punonjësve të saj në linjën e prodhimit dhe përfitimet që ata marrin, si dhe punësimin e 500 punonjësve të rinj.

17 Dhjetor 2023, 22:53 Nga A.TH
Lamborghini dhe sindikatat arrijnë marrëveshjen/ 4 ditë punë
Lamborghini

ITALI- Drejtuesit e kompanisë Lamborghini vendosën të reduktojnë ditët e punës përgjatë një jave dhe të rrisë pagat e punonjësve të saj. Marrëveshja u arrit pas negociatave midis drejtuesve të Lamborghini dhe Volkswagen Group me sindikatat e punëtorëve dhe ka mbështetjen e sindikatave të Federatës Italiane të Punëtorëve të Metalit si dhe Federatës Italiane të Sindikatave.

Sipas asaj që është bërë e ditur, puna katërditore nuk nënkupton ulje pagash. Në vend të kësaj, marrëveshja e nënshkruar parashikon rritjen e pagës vjetore të punonjësve të saj në linjën e prodhimit dhe përfitimet që ata marrin, si dhe punësimin e 500 punonjësve të rinj. Përfaqësuesit e sindikatës shprehën kënaqësinë e tyre për rezultatin e bisedimeve.

“Punoni më pak dhe punoni më mirë. Ky është parimi që udhëhoqi këtë negociatë dhe që është pjesë e një arsyetimi të përgjithshëm”, u shprehën ata.

Vendimi parashikon që punëtorët në fabrikën e Lamborghini-t në Sant'Agata të alternojnë një javë pesë-ditore dhe një javë katër-ditore, në një orar të rradhës me dy turne. Në këtë mënyrë numri total i ditëve të punës në vit do të reduktohet me 22 në krahasim me atë që është aktualisht.

lamborghini

Sondazh

Poll