Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Thellohen hetimet, makina në shkafane, karremi i autorëve për të ngatërruar policinë

4 Nëntor 2019, 14:48 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Thellohen hetimet, makina në

TIRANË- 3 ditë  pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, Policia kriminale dhe Prokuroria për Krime të rënda janë duke thelluar hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku mbetën të plagosur prokurori Arian Ndoji, shoferi i tij Andi Maloku si edhe Pellumb Muharremi i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Grupi hetimor është i përqendruar në provat materiale të sekuestruara në automjetin e gjetur në rrugës së ishmit pranë varrezave e Shkafanës, i cili dyshohet se iu përket atentatorëve. Në atë automjet policia ka sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikovë, 2 maska si edhe 1 bidon me lëndë djegëse. Nga këto prova materiale ekspertët po përpiqen të përftojnë shenja te gishtave apo materiale AND-je për të bërë më pas krahasimin me materialet e personave të skeduar.

Në laborator ekspertët po bëjnë krahasimin e gëzhojave të gjetura në vendngjarje me ato që prodhojnë armët e sekuestruara për të kuptuar nëse janë ato armë të përdorura në atentatin e së premtes. Kjo pasi ekziston mundësia që mjeti I gjetur në Shkafane mund të jetë një karrem i autorëve për të ngatërruar policinë.
Armët e zjarrit po verifikohen për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje tjetër kriminale.

Pista kryesore për të cilën po heton policia për ngjarjen, është konflikti për pronat në Gjirin e Lalzit, ku Pëllumb Muharremi dhe persona të tjerë pretendonin të investonin. Personat me të cilët Rrumi ka pasur konflikt për pronat, mes të cilëve dhe Plarend Dervishi, janë shoqëruar që ditën e ngjarjes nga policia dhe janë lënë të lirë pasi kanë pasur alibitë e tyre. Nisur nga këto rrethana, policia ka dyshime se atentati është kryer nga atentatorë me pagesë, të cilët dyshohet se kanë ardhur nga Kosova. Këyo dyshime vijnë, pasi automjeti i gjetur në shkafane nuk rezulton i vjedhur dhe as i regjistruar në Shqipëri. Ai dyshohet të jetë futur në vendin tonë në mënyrë ilegale.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur, si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne durres atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne durres

Sondazh

Poll