Politike

"SPAK-u është i shantazhuar" / Kryemadhi: Nuk ka asnjë akuzë ndaj Metës

15 Dhjetor 2023, 19:20 Nga h.k
"SPAK-u është i shantazhuar" / Kryemadhi: Nuk ka asnjë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi deputete e Partisë së Lirisë ka dhënë një intervistë ditën e sotme, ku ka folur për akuzat e ngritura ndaj Ilir Metës. Ajo tha se nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Ilir Metës, duke theksuar se çdo e ardhur e familjes së tyre është e deklaruar me faturë.

Monika Kryemadhi: Jo, dosja e lobimit, pra të gjitha paditë e Erion Veliajt është lobimi, hetimi pasuror imi i familjarëve të mi, operacionet plastike, off-shoret, sigurisht që çështja e lobimit është në hetim edhe kur janë thirrur përfaqësues të PL dhe ish-LSI, për një gjë të jeni të bindur se çdo gjë është e dokumentuar me fatura. Ajo që është shqetësuese është kur injoranca dominim mbi vërtetësinë, në SHBA nuk çeçon njeri para cash, dhe nuk ka kompani në SHBA që deklaron se ka marrë para cash. Dhe PL, dhe Ish-LSI e ka bërë çdo gjë me para në bankë dhe me faturë.

Isa Myzyraj: Jeni në dijeni nëse SPAK i ka komunikuar ndonjë akuzë Ilir Metës?

Monika Kryemadhi: Jo, zero akuza i ka bërë SPAK Ilir Metës.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll