Politike

"Të presim hetimet"/ Manja nga burgu i Peqinit: Ngjarja është e rëndë, do i shkohet deri në fund

Manja tha për mediat se situata është në kontroll të institucionit dhe se autori është vetëdorëzuar.

15 Dhjetor 2023, 17:39 Nga h.k
"Të presim hetimet"/ Manja nga burgu i Peqinit: Ngjarja
Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë

PEQIN- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas vizitës së tij në burgun e Peqinit mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur disa orë më parë, ku u përfshinë në një konflikt me armë tre të burgosur. Manja tha për mediat se situata është në kontroll të institucionit dhe se autori është vetëdorëzuar. Nga ana tjetër ministri, nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet sesi mund të ishte futur arma në burgu. Manja tha se kjo çështje është në hetim. 

Manja:Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata  është në kontroll. Autori  i kësaj ngjarjeje,  është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.

Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona. Për detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit. Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit. Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë nj deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi.

sokol mjacaj

Sondazh

Poll