Politike

Tensionet në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10 ditë 3 deputetë të PD-së

Përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PS, duke theksuar se 3 deputetët krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

15 Dhjetor 2023, 16:25 Nga I.A
Tensionet në Kuvend, Komisioni i Etikës përjashton me 10
Kuvendi

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëve të Partisë Demokratike nga Kuvendi. Mësohet se deputetët Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli janë përjashtuar me 10 ditë. Përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PS, duke theksuar se 3 deputetët krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën. Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste para nisjes së seancës. 

saimir korreshi edmond spaho kastriot piroli

Sondazh

Poll