U plagos me armë zjarri nga Mjacaj, Indrit Shaqja dërgohet drejt Traumës me masa të rrepta sigurie
foto nga burgu i peqinit PEQIN- Indrit Shaqja, i dënuari që mbeti i plagosur sot pas përplasjes në burgun e Peqinit është d&e...
Shkaku kryesor i vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj është pagesa që ky i fundit ka marrë.
PEQIN- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ditën e sotme në burgun e Peqinit. Shkaku kryesor i vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj është pagesa që ky i fundit ka marrë.
Dyshohet se Mjacaj e kishte planifikuar deri në detaje këtë ngjarje, duke qenë se dhe armën thuhet se ja kanë futur me dron brenda. Në momentin që e ka vrarë, Mjacaj e ka thirrur në emër, duke i kërkuar që të dali nga aty.
"Arben Lleshi dil", ka qenë thirrja që Mjacaj i ka bërë viktimës në momentin që e ka qëlluar me 3 plumba, nga të cilët një kapi Indrit Shaqjan. Pas vrasjes, ai ka marrë peng disa pjestarë të stafit të kuzhinës, por i ka lënë të lirë, pas negociatave që ka bërë me drejtorin e Burgut në Peqin. Ai ka kërkuar nga drejtori i burgut që jeta e tij të sigurohet.
Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi këtë të premte. Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe Renea, që kanë vënë nën kontroll situatën.
foto nga burgu i peqinit PEQIN- Indrit Shaqja, i dënuari që mbeti i plagosur sot pas përplasjes në burgun e Peqinit është d&e...
foto ilustruese TIRANË-Një 16-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka plagosur me thikër dy 18-vje&c...
Foto Ilustruese POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në një karburant në qendër të qytetit të Pogradecit. Sipas informacio...
ulsi manja TIRANË- Një përplasje në burgun e Peqinit pasditen e sotme me armë zjarri, përfundoi me një person të vd...
DURRËS- Dyshime për trafik kokaine në Portin e Durrësit. Një punonjës i Porit, ka denoncua pranë Syri Tv se një konten...
TIRANË- Dorian Matlija, përfaqësuesi ligjor i gazetarit të kronikës, Elton Qyno e konsideroi të kundraligjshëm dhe në ...
foto ilustruese PUKË- Një 70-vjeçare, ka humbur jetën, pasi teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, dyshohet se ka rrëshq...
Sokol Mjacaj PEQIN-Sokol Mjacaj, është vetëdorëzuar, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjer...
Arben Lleshi PEQIN- I vrari në burgun e Peqinit ditën e sotme ka mbetur Arben Lleshi. Lleshi është ekstraduar nga Britania, pasi aty ka...
burgu i peqinit PEQIN- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku janë konfliktuar tre të burgosur ...