Aktualitet

Kërcënoi dhe i kërkoi 5 mijë euro një të riu në Durrës, shpallet në kërkim 25-vjeçari (EMRI)

Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici.

15 Dhjetor 2023, 14:32 Nga r.ll
Kërcënoi dhe i kërkoi 5 mijë euro një të riu
foto ilustruese

DURRËS- Një shqiptar i lindur dhe rritur në SHBA ka rënë pre e shantazhit dhe kërcënimeve nga një i ri shqiptar, i cili i ka kërkuar para.

Shqiptaro-amerikani është paraqitur rreth mesditës në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin. Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë dollarësh. 

Sipas Report tvi riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.

Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij. 

 

 

bernardo doçi

Sondazh

Poll