Bota

Konferenca vjetore televizive/ Putin paralajmëron: Do të ketë paqe në Ukrainë vetëm kur Rusia të arrijë qëllimet e saj

Duke shprehur se këto ishin temat e diskutuara gjatë negociatave në Stamboll në mars 2022, Putin tha se vendi i tij do të detyrohet të marrë masa të tjera, përfshirë ato ushtarake, nëse Ukraina refuzon një marrëveshje paqeje.

15 Dhjetor 2023, 08:44 Nga a.l
Konferenca vjetore televizive/ Putin paralajmëron: Do të ketë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi në konferencën e tij vjetore televizive për shtyp në Moskë se do të ketë paqe në Ukrainë kur Rusia të arrijë qëllimet e operacionit të saj special ushtarak të nisur në shkurt 2022, shkruajnë mediat e huaja. 

“Do të ketë paqe kur t'i arrijmë qëllimet tona… ato nuk ndryshojnë. Më lejoni t'ju kujtoj se për çfarë folëm atëherë: denazifikimin e Ukrainës, çmilitarizimin e saj, statusin e saj neutral”, tha Putin.

Duke shprehur se këto ishin temat e diskutuara gjatë negociatave në Stamboll në mars 2022, Putin tha se vendi i tij do të detyrohet të marrë masa të tjera, përfshirë ato ushtarake, nëse Ukraina refuzon një marrëveshje paqeje.

Ai e përkufizoi atë që po ndodh në Ukrainë si një tragjedi të madhe, të ngjashme me një luftë civile midis vëllezërve, duke thënë se rusët dhe ukrainasit janë të njëjtët njerëz që u gjendën në anët e kundërta. Putin tha se Revolucioni Maidan i vitit 2014 e bëri të qartë se Perëndimi nuk do ta lejonte Rusinë të ndërtonte marrëdhënie normale me Ukrainën.

“Atë që SHBA konceptoi dhe organizoi, Evropa qëndron dhe e shikon në heshtje, ose luan dhe këndon së bashku me ta atje. Epo, si mund të ndërtojmë marrëdhënie me ta?”, tha ai.

Duke komentuar lidhjet me SHBA-në, Putin tha se Rusia është e gatshme të ndërtojë marrëdhënie dhe beson se është një vend i rëndësishëm dhe i nevojshëm për botën, por politika perandorake e pengon atë.

vladimir putin

Sondazh

Poll