Bota

VIDEO- Momenti kur këngëtari brazilian vdes në skenë

Enrique u dërgua në një spital, por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë.

15 Dhjetor 2023, 09:10 Nga A.B
VIDEO- Momenti kur këngëtari brazilian vdes në skenë
Pedro Enrique

BRAZIL- Shok në Brazil pas vdekjes në skenë të 30-vjeçarit këngëtar Pedro Enrique. Kjo ndodhi në një ngjarje që u transmetua drejtpërdrejt në internet, kur papritmas këngëtari u përkul dhe u rrëzua.

Në videon që u shpërnda online, shihet 30-vjeçari teksa jep frymën e fundit.

Shikoni videon:

Enrique u dërgua në një spital, por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit, vdekja e tij është shkaktuar nga një arrest kardiak. Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze e cila lindi më 19 tetor./Dosja.al

pedro enrique

Sondazh

Poll