Bota

Vuçiç merr vendimin e rëndësishëm pas takimit me Palmer-in: Brenda 2-3 muajve nis dialogu Kosovë-Serbi

4 Nëntor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Vuçiç merr vendimin e rëndësishëm pas takimit me

BEOGRAD- Ditën e sotme Presidenti i Sebisë, Aleksandër Vuçiç është takuar në Beograd me përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Matthew Palmer.

Ndërkohë pas takimit me Palmer Vuçiç ka thënë se dihet që pikpamjet e SHBA-së dhe Serbisë janë të ndryshme, por pavarësisht kësaj shprehu falenderimin e tij për Palmerin që ishte i gatshëmtë të dëgjonte se cili ishte qëndrimi i shtetit serb.

Vuçiç më tej ka shtuar se kishte biseduar hapur me Matthew Palmer, teksa thotë se beson që kushtet për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të krijohen brenda 2-3 muajve.

Ndërsa mediat serbe kanë shkruar para takimit  të Vuçiç dhe Palmer se tema e diskutimit do të jetë mesazhi që zyrtari amerikan i deklaroi të premten në Kosovë për njohjen dhe sanksionet nda qeverisë serbe.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogut mes beogradit dhe prishtinës matthew palmer vucic dialogut mes beogradit dhe prishtinës matthew palmer vucic

Sondazh

Poll