Bota

Nuk ushqehej për të kursyer para për vëllain e sëmurë/ 24-vjeçarja që duket si fëmijë, përfundon në spital në gjend

4 Nëntor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Nuk ushqehej për të kursyer para për vëllain e

KINË- Kjo është kaq trishtuese! Sa do të dëshironit të sakrifikonit për familjarët tuaj? Një vajzë 24-vjeçare dhe vëllai i saj i vogël në Kinë u lanë jetim nga prindërit e tyre kur ishin të vegjël dhe ata duhej të kujdeseshin për veten e tyre. Ato nuk kishin të ardhura, pasi nëna e tyre vdiq kur vajza, Wu Huayuan ishte vetëm katër vjeç dhe babai i tyre vdiq në 2014 nga një sëmundje. Mediat vendase shkruajnë se vajza u desh të mbante barrën e familjes pasi babai i saj ndërroi jetë dhe vëllezërit e motrat duhej të mbijetonin vetëm me disa 1290 juanë kinezë në muaj. Për të kursyer para ajo nuk hante mëngjes dhe hante vetëm në drekë ose darkë thjesht me oriz të bardhë dhe salcë djegëse, pasi e kufizoi veten nga ushqimi për të kursyer 2 juanë në ditë nga ushqimi i saj. Ajo e bëri këtë sepse vëllai i saj i vogël kishte një sëmundje dhe i duhej të kursente para për trajtimin e tij. Të gjithë të afërmit e saj ishin të varfër. Sot, edhe pse vajza është 24 vjeç duket si një fëmijë i vogël, kjo për shkak të kequshqyerjes.

Wu Huayan peshon vetëm 21 kg dhe ishte e gjatë 135 cm, flokët e saj po bien dhe i mungojnë edhe vetullat. Ajo sëmuret shpesh, por nuk do të shpenzojë para për trajtimin e vetes, por do t’i kursejë për trajtimin e vëllait. Pas një viti trajtim, sëmundja e vëllait të saj u mor nën kontroll. Edhe pse ishte e varfër, 24-vjeçarja nuk hiqte dorë nga ëndrrat e saj dhe ishte mjaft ambicioze. Ajo arriti të marrë një kredi studentore për të studiuar në një universitet në Guizhou dhe aktualisht ishte në vitin e saj të tretë për ekonomi. Kredia nuk ishte e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e saj dhe ajo në këtë mënyrë bënte dy punë për të fituar më shumë para. Punonte si pastruese dhe si asistente mësimore, punë për të cilat paguhej 600 juanë kinezë në muaj.

Vuajtja e vajzës ra në sy, kur shëndeti i saj filloi të shkonte çdo ditë e më keq, pasi ajo e kishte të vështirë të shëtiste edhe 40 m pasi rrëzohej. Ajo u shtrua në spital dhe mjekët thanë që ajo kishte probleme me zemrën për shkak të kequshqyerjes së saj. Problemi që ajo kishte kërkonte operacion dhe ndërhyrja kushtonte 200.000 juan. E reja nuk pranoi t’i nënshtrohej operacionit, pasi ajo nuk kishte para, por miqtë dhe të afërmit ishin të vendosur që ajo t’i nënshtrohej operacionit, në mënyrë që shëndeti i saj të përmirësohej. Ata filluan një përpjekje për të mbledhjen e fondeve dhe çështja e saj u bë virale në rrjet. Ajo ishte mirënjohëse për ndihmën që po i jepej, ndërsa vëllai i saj ishte i vendosur të bënte pjesën e tij. Ai tha se do të gjente punë sociale dhe do të fitonte para për të ndihmuar motrën e tij./ marrë nga worldofbuzz

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 24-vjecarja kine 24-vjecarja kine

Sondazh

Poll