Aktualitet

Parandalohet tragjedia/ 80 burra gjenden brenda një kamioni në Greqi, probleme me frymëmarrjen, arrestohet shoferi (FT+VD)

4 Nëntor 2019, 13:23 Nga DOSJA

GREQI– Disa ditë pas lajmit se 39 vietnamezë gjetën vdekjen në mënyrë tragjike brenda një kamioni frigorifer në Essex, për pak e njëjta situatë ka ndodhur në Greqi. 

Policia kapi një kamion, i cili kishte brenda 80 imigrantë të paligjshëm, të cilët kishin probleme frymëmarrëse për shkak të hapësirës së vogël brenda mjetit.

 

Sipas mediave greke, të gjithë personat e gjetur në kamion janë meshkuj të moshës 20- 30 vjeçare. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë, autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të gjithë klandestinëve.

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, ndërkohë që ende nuk dihet se cili ishte destinacioni i tyre apo vendi se ku donin të shkonin. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqi kamion me 80 veta ne greqi greqi kamion me 80 veta ne greqi

Sondazh

Poll