Bota

Kryeministri irlandez: BE po humbet besueshmërinë nga mesazhet mbi luftën Izrael-Hamas

Qëndrimi i BE-së është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

14 Dhjetor 2023, 13:19 Nga r.ll
Kryeministri irlandez: BE po humbet besueshmërinë nga mesazhet mbi
leo varadkar

BRUKSEL- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar thotë se BE-ja po humbet besueshmërinë lidhur me mesazhet e saj për luftën Izrael-Hamas, ndërsa ai u bëri thirrje anëtarëve të bëjnë thirrje për një armëpushim humanitar.

Duke folur në fillim të samitittë BE-së në Bruksel, Varadkar tha se BE duhet të bëjë thirrje për drejtësi për palestinezët duke dënuar gjithashtu terrorizmin e kryer nga Hamasi, shkruan Sky News.

Qëndrimi i BE-së është se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e kushteve në Gaza. Blloku 27-vendesh ka pak ndikim mbi Izraelin, por është partneri më i madh tregtar i vendit.

leo varadkar lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll