Sport

Tërmet tek Beshiktashi, pezullon 5 lojtarë në mes të sezonit, reagon menaxherja e ish-lojtarit të United!

Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana. Të cilët akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë. Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces.

13 Dhjetor 2023, 12:10 Nga DOSJA
Tërmet tek Beshiktashi, pezullon 5 lojtarë në mes të

TURQI - Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana. Të cilët akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë. Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces.

Skuadra ku luan edhe Milot Rashica, renditet e pesta në kampionatin turk. Me 14 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Fenerbahce. Ndërkohë që më shumë se zhgënjyese ka qenë paraqitje në grupin D të Conference League (vendi i fundit me vetëm 1 pikë).

Në lidhje me vendimin e drejtuesve për të lënë jashtë skuadrës 5 futbollistët, ka reaguar Rafaela Pimenta, menaxherja e Baillyt, ish-mbrojtësit të Manchester United.

“Jemi të shokuar, u kapëm në befasi. Ne po përgatitim reagimin tonë, sepse e dimë që Eric nuk ka bërë asgjë të keqe. Të drejtat e futbollistit janë shkelur.

Dhe ne do të sigurohemi që ato të drejta të mbrohen”, u shpreh Pimenta, e cila ka nisur nga puna për t’i gjetur një skuadër të re në janar 29-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë. Duke përfituar edhe nga pezullimi i Superligs turke për shkak të dhunës së (ish)presidentit të Ankaragucu, Faruk Koca, ndaj arbitrit kryesor Halil Umut Meler.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll