Politike

Diskutimet brenda mbledhjes së grupit të PD! Berisha kërkoi protestë para Kuvendit, Bardhi dhe Noka i dalin kundër

Pas një diskutimi të gjatë deputetët e opozitës ranë dakord që të enjten të mos ketë protestë.

13 Dhjetor 2023, 10:08 Nga A.B
Diskutimet brenda mbledhjes së grupit të PD! Berisha kërkoi
Bardhi dhe Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në mbledhjen e së martës së grupit parlamentar që të zhvillohet protestë para parlamentit ditën e enjte. Kjo kërkesë e Berishës, erdhi pasi mazhoranca ka paralajmëruar që në seancën plenare të së enjtes të miratojë ndryshimet e fundit të Rregullores së Kuvendit që parashikojnë ahspërsimin e masave ndaj deputetëve.

Por, duke qenë se pak para mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës, SPAK kërkoi zyrtarisht nga Kuvendi autorizimin për të arrestuar Sali Berishën, ideja e protestës u kundërshtua nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili u shpreh kundër. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Bardhi ka thënë se gjithçka mund të keqkuptohet.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore. Nuk përdorim njerëz kot më kot”, mësohet të jetë shprehur Bardhi në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Berisha është shprehur se nuk dëshiron që ta çojë opozitën në një protestë, e cila të ngjajë sikur po bëhet për të, duke thënë se nuk e do një protestë të tillë. Edhe deputeti Flamur Noka, ka qenë kundër organizimit të një proteste, duke u renditur krah argumenteve të Bardhit.

Pas një diskutimi të gjatë deputetët e opozitës ranë dakord që të enjten të mos ketë protestë./Dosja.al

sali berisha gazment bardhi flamur noka

Sondazh

Poll