Sport

Ish-presidenti Sarkozy: "Unë nuk jam zëdhënësi i Kylian Mbappe. Bëri mirë që qëndroi, por Reali është klub më i mirë"

“Mbappé qëndroi në Paris. Pse? Nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që ai qëndroi!”

13 Dhjetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

Ish-presidenti Sarkozy: "Unë nuk jam zëdhënësi i Kylian

FRANCE - Një vit më parë, lamtumira e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain dukej e qartë, por në fund kampioni francez vendosi të rinovojë edhe një sezon. 

Pas këtij vendimi, sipas shumë të brendshmëve, qëndronte bindja e ish-presidentit  Nicolas Sarkozy, i cili nuk do të donte të shihte largimin e një prej futbollistëve më të mirë përreth.

Dje, në hapësirat e një eventi në Spanjë, vetë Sarkozy bëri disa deklarata që trembin pak tifozët e PSG-së: "E njoh Kylian, më pëlqen, por nuk jam zëdhënësi i tij. Më pëlqen edhe Real Madridi, shkoj shpesh për të parë ndeshjet e tij dhe Florentino Perezin e njoh mirë, e admiroj. Por Mbappé qëndroi në Paris. Pse? Nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që ai qëndroi! Jam i lumtur që qëndroi, por mendoj se Real Madridi është më i miri ekipi në botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll