Sport

Ka shpëtuar Erdoganin, iu dha çmimi “Fair Play”: Ja kush është Koca, ish-presidenti i Ankaragucu që sulmoi arbitrin në Turqi...

Faruk Koca është një biznesmen dhe gjithashtu një politikan, ndër themeluesit e AKP-së, partia kryesore në Turqi, e drejtuar nga Recep Tayyip Erdoğan…

13 Dhjetor 2023, 03:19 Nga DOSJA

Ka shpëtuar Erdoganin, iu dha çmimi “Fair Play”: Ja kush

TURQI - Ngjarjet në Ankara bënë xhiron e botës… Faruk Koca, pavarësisht vetes, u bë i famshëm edhe jashtë kufijve të Turqisë, pasi ai ishte në gjendje të ndalte nervat dhe goditi me grusht arbitrin në fytyrë, i inatosur nga një vendim i tij dhe në fund duke e kërcënuar edhe me jetë. Sipas asaj që njoftoi Ministria e Brendshme turke, presidenti i Ankaragucu është arrestuar. Po kush është Faruk Koca?

Ai shpetoi jetën e Erdoganit - I lindur në Bala në vitin 1964, ai është president i klubit kryeqytetas që nga viti 2021, duke e çuar atë në Super Lig, kampionati më elitar turk. Ai është një biznesmen dhe gjithashtu një politikan, ndër themeluesit e AKP-së, partia kryesore në Turqi, e drejtuar nga Recep Tayyip Erdoğan. Madje, Koca është edhe “shpëtimtari” i i Erdoganit. Faktet datojnë në vitin 2006, kur presidenti i republikës turke u sëmur në makinë. Ndërhyrja e Kocës ka qenë e nevojshme, pasi ai ka thyer xhamin e makinës së presidentit, duke e lejuar atë të arrijë në kohë në spital. Gjithsesi, çmimi “Fair Play” i tetorit 2022 dhënë nga Superliga Turke, tani tingëllon tallëse në CV-në e Kocas.

Episode të tjera dhunës - Për aktet e dhunës, nuk është hera e parë që Koca përfundon në syrin e furtunës. Ai ka një precedent nga viti 2009, që e pa atë të godiste një punonjës policie. E për t'iu rikthyer futbollit, është edhe dëshmia e një trajneri, Hikmet Karaman, i cili pretendonte se ishte sulmuar fizikisht nga Koca. “Nuk e kam thënë në atë kohë, po e them tani”, deklaroi ai në televizionin turk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll