Sport

VIDEO / Sevilla u eliminua, por Sergio Ramos hyn në histori me golin e tij!

Kjo mbrëmje shënoi një moment historik në këtë kompeticion, pasi me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, Sergio Ramos u bë mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në Champions League

12 Dhjetor 2023, 21:48 Nga DOSJA
VIDEO / Sevilla u eliminua, por Sergio Ramos hyn në histori me golin e tij!

FRANCE - Sevilla mbylli këtë të martë rrugëtimin europian, pasi u mund me rezultatin 2-1 nga Lens, duke u renditur në vend të fundit të grupit B në Champions League pas takimit të fundit të fazës së grupeve.

Megjithatë kjo mbrëmje shënoi një moment historik në këtë kompeticion, pasi me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, Sergio Ramos u bë mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në Champions League me plot 17 gola.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll