Sport

Interi e mbyll me një barazim të hidhur grupin në vendin e dytë!

Në Meazza në pjesën e parë, djemtë e Alguacilit dominuan topin, por ishte Interi ai që regjistroi aksionet më të rrezikshme me Thuram, Mkhitaryan dhe Dimarco.

12 Dhjetor 2023, 23:01 Nga DOSJA
Interi e mbyll me një barazim të hidhur grupin në vendin e

ITALI - Barazimi “i hidhur” për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të Grupit D, skuadra e Simone Inzaghit nuk shkoi përtej barazimit 0-0 me Real Sociedad dhe e mbylli grupin në vendin e dytë pas spanjollëve në golavarazh. 

Në Meazza në pjesën e parë, djemtë e Alguacilit dominuan topin, por ishte Interi ai që regjistroi aksionet më të rrezikshme me Thuram, Mkhitaryan dhe Dimarco. 

Në pjesën e dytë zikaltërit tentuan të rrisin ritmin dhe ta shkundin ndeshjen me zëvendësime, por loja mbeti e ekuilibruar dhe rezultati nuk ndryshoi edhe pasi Lautaro e dërgoi topin nga një pozicion i mirë në drjet portës por jo në rrjetë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll