Aktualitet

I morën ryshfet një shtetaseje, arrestohen dy punonjës të Policisë në Rinas (EMRAT)

Bëhet fjalë për inspektorin Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas dhe Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

13 Dhjetor 2023, 09:15 Nga A.B
I morën ryshfet një shtetaseje, arrestohen dy punonjës të
Rinas

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për inspektorin Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas dhe Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

NJOFTIMI I AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ata janë:
– Inspektor Ardit Doçi, 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;
– Inspektor Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

ardit doci endri beramaj

Sondazh

Poll