Bota

Aksident tragjik në Uells/ Makina përplaset me autobusin, humbin jetën 3 të rinj, plagosen 2 të tjerë

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cardiff, ku një makinë është përplasur me një autobus, ku tre të rinj të moshës 18-19 vjeç nuk kanë mundur t'u mbijetojnë plagëve. 

12 Dhjetor 2023, 14:21 Nga a.l
Aksident tragjik në Uells/ Makina përplaset me autobusin, humbin
Uells

Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Uellsit ku 3 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Cardiff, ku një makinë është përplasur me një autobus dhe tre të rinj të moshës 18-19 vjeç nuk kanë mundur t'u mbijetojnë plagëve. 

“Tre persona – dy të moshës 18 dhe një 19-vjeç janë shpallur të vdekur në vendin e aksidentit. Dy persona, 18 dhe 19 vjeç, u dërguan në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff me lëndime të rënda. Rruga ka mbetur e mbyllur ndërsa hetimet për përplasjen vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. 

aksident ne uells

Sondazh

Poll