Bota

“Lufta duhet të ndalet tani"/ Të dërguarit e OKB-së vizitojnë kufirin Rafah me Gazën

Vizita në Rafah nga të dërguarit e OKB-së vjen pasi SHBA-ja goditi javën e kaluar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që kërkonte një armëpushim në Gaza, shkruajnë mediat e huaja. 

12 Dhjetor 2023, 13:24 Nga a.l
“Lufta duhet të ndalet tani"/ Të dërguarit e
Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB) Zhang Jun

Të dërguarit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bënë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës, teksa vizituan anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah me enklavën e rrethuar palestineze.

“Ne pamë radhën e gjatë të kamionëve që prisnin të kalonin në Gaza. Ne u takuam me punonjës mjekësorë që po ndihmonin palestinezët me guxim dhe përkushtim”, tha Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.

Vizita në Rafah nga të dërguarit e OKB-së vjen pasi SHBA-ja goditi javën e kaluar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që kërkonte një armëpushim në Gaza, shkruajnë mediat e huaja. 

Numri i të vdekurve palestinezë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 18,205, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar. Të paktën 49,645 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu në sulmet izraelite, tha Ashraf al-Qudra, zëdhënës i ministrisë. Ai tha gjithashtu se 22 spitale dhe 46 qendra të kujdesit parësor u detyruan jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite. 

lufta izrael-palestine zhang jun

Sondazh

Poll