Bota

Australi/ Aeroplani përplaset me linjat elektrike dhe më pas rrëzohet, humbin jetën 2 persona

Ngjarja ka ndodhur në veri-perëndim të Grafton në Uellsin e Ri Jugor rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Oficerët e Policisë Coffs-Clarence po punojnë për të identifikuar personat në bord, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet që mund të kenë çuar në përplasjen e mjetit fluturues me linjat e energjisë elektrike. 

12 Dhjetor 2023, 10:05 Nga a.l
Australi/ Aeroplani përplaset me linjat elektrike dhe më pas
Foto ilustruese

AUSTRALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Asutrali, ku për pasojë 2 persona kanë humbur jetën. Mediat e huaja, raportojnë se një aeroplan është përplasur me linjat e energjisë elektrike e më pas është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen fatale të dy personave.

Ngjarja ka ndodhur në veri-perëndim të Grafton në Uellsin e Ri Jugor rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Oficerët e Policisë Coffs-Clarence po punojnë për të identifikuar personat në bord, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet që mund të kenë çuar në përplasjen e mjetit fluturues me linjat e energjisë elektrike. 

rrezohet avioni ne australi

Sondazh

Poll