Bota

Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, policia arreston autorin

Një grua, 34 vjeç, u vra në një park makinash pak pas orës 07:00 (06:00 GMT) dhe një burrë, 41 vjeç, u qëllua për vdekje pak minuta më pas. I armatosuri i dyshuar u gjet në veri të Sionit në orën 15:43 pas një gjuetie tetë orëshe.

12 Dhjetor 2023, 10:10 Nga a.l
Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, policia arreston autorin
Policia

ZVICËR- Policia zviceriane ka vënë në pranga autorin e sulmit me armë zjarri ditën e djeshme, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë. Siç raporton, BBC ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Sionit. 

Një grua, 34 vjeç, u vra në një park makinash pak pas orës 07:00 (06:00 GMT) dhe një burrë, 41 vjeç, u qëllua për vdekje pak minuta më pas. I armatosuri i dyshuar u gjet në veri të Sionit në orën 15:43 pas një gjuetie tetë orëshe.

Policia kantonale e Valais tha se mori një telefonatë në orën 07:15 se një person ishte plagosur në një parkim makinash në Rue Oscar-Bider. Të shtëna thuhet se u raportuan në kompaninë e pikturës Sarosa në zonën e Ronquoz. 

vrasje ne zvicer

Sondazh

Poll