Bota

'Duhet të arrijmë qëllimin tonë'/ Paralajmëron, ministri i Mbrojtjes në Izrael: Lufta do të vazhdojë për muaj të tërë

Kjo deklaratë e tij vjen pasi forcat izraelite luftonin me militantët në dhe rreth qytetit jugor të Khan Younis, ku ushtria hapi një linjë të re sulmi javën e kaluar, shkruan The Guardian. 

12 Dhjetor 2023, 09:03 Nga a.l
'Duhet të arrijmë qëllimin tonë'/
Izrael

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant paralajmëron se luftë me Hamasin mund të zgjasë me muaj.Gallant specifikoi se faza aktuale e konfliktit, e karakterizuar nga luftime të rënda tokësore të mbështetura nga fuqia ajrore, mund të zgjasë për javë të tëra dhe se aktiviteti i mëtejshëm ushtarak mund të vazhdojë për muaj të tërë.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi forcat izraelite luftonin me militantët në dhe rreth qytetit jugor të Khan Younis, ku ushtria hapi një linjë të re sulmi javën e kaluar, shkruan The Guardian. 

Të hënën, militantët dhe banorët thanë se luftëtarët po pengonin tanket izraelite të lëviznin më në perëndim, ndërsa përleshjet me forcat izraelite në Gaza veriore vazhduan, pavarësisht Izraeli thotë se misioni i tij atje ishte kryesisht i përfunduar.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll