Sport

E FRIKSHME! Çasti kur një lojtar i Villarrealit godet dhe i thyen krahun e Brais Mendez...

Hyrja e ashpër e Capoue, objekt kritikash të shumta në Spanjë

11 Dhjetor 2023, 15:14 Nga DOSJA

E FRIKSHME! Çasti kur një lojtar i Villarrealit godet dhe i thyen

SPANJE - Ndeshja mes Villarrealit dhe Real Sociedad (0-3) këtë fundjavë u shënua nga një lëvizje rrëqethëse, pasi Capoue bëri një ndërhyrje që meriton shumë kritika nga shtypi spanjol. 

Në ndeshjen në fjalë, mesfushori francez ka dyluftuar për topin me Brais Méndez dhe kur ky i fundit ka rënë në tokë, i ka goditur fort krahun. 

Méndez, 26 vjeç, u asistua dhe u zëvendësua pas disa minutash dhe pritet të mungojë katër deri në gjashtë javë në garë për shkak të një frakture në pjesën e parakrahut të djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll