Sport

Deco pozicionohet për të ardhmen e Félix dhe Cancelos: "Para se të flasim për João-t, ne duhet të fitojmë ndeshje"...

Drejtori i futbollit katalanas i pakënaqur pas humbjes 4-2 në shtëpi nga Girona.

11 Dhjetor 2023, 15:03 Nga DOSJA
Deco pozicionohet për të ardhmen e Félix dhe Cancelos:

SPANJE - Këtë të diel, Barcelona humbi mundësinë për të sulmuar vendet e para në La Liga, pasi u mund 4-2 në shtëpi nga Girona, në një ndeshje ku, pavarësisht gjithçkaje, Xavi vlerësoi performancën e skuadrës. 

Deco, nga ana tjetër, nuk u pajtua me trajnerin spanjol dhe i pyetur për të ardhmen e João Félix dhe João Cancelo, ai preferoi të vendoste fokusin në fushë.

"Para se të flasim për João-t (Félix dhe Cancelo), ne duhet të fitojmë ndeshje. 2023 nuk ka mbaruar ende dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ne jemi më të shqetësuar për jetën e përditshme. Jemi të lumtur me Félix, por kjo nuk është koha e duhur (për të folur për këtë)”, shpjegoi ish-ndërkombëtari portugez dhe drejtori aktual i futbollit të Barçës.

Dhe ai vazhdoi duke analizuar ndeshjen kundër Girona-s: "Duhet të luftojmë. Asgjë nuk është vendosur, LaLiga është e gjatë, por ishte një lojë e rëndësishme kundër një rivali direkt që nuk mundëm. Nuk ishim të fortë. Ata ishin mjaft të fortë, por kanë cilësi dhe kanë ditur çfarë të bëjnë. Ne u përpoqëm dhe nuk ia dolëm”,- përfundoi ai.
Duhet theksuar se humbja e djeshme e ka zbritur Barcelonën në vendin e katërt në La Liga. Skuadra katalanase ka 34 pikë në xhiron e 16-të, shtatë më pak se lideri Girona (41) dhe pesë më pak se Real Madridi (39), i cili zë vendin e dytë. Atlético Madrid është i 3-ti, me të njëjtat 34 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll