Politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për betimin si kryebashkiak i Himarës, Dule: Keqardhje për drejtësinë tonë

Ndërkohë gjatë seancës kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi.

11 Dhjetor 2023, 17:41 Nga r.ll
GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për betimin si kryebashkiak
fredi beleri

TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të kryer betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Mësohet se seanca u shoqërua me tensione nga të pranishmët.

Pas vendimit, kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka reaguar para gazetarëve duke thënë se vendimi ishte i paralajmëruar nga Edi Rama. Ka qenë e pranishme dhe ambasdorja greke në sallë.

“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për republikën dhe drejtësinë tonë. Rama kërkon të mbajë në bashki një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët, që të vazhdojë dhe të tjetërsojë pronat, në dëm të interesave të banorëve dhe në favor të interesave klienteliste. Kjo nuk është një ndërhyrje në drejtësi, por mendim që çdo qytetar ka të drejtë të shprehë. Ndërhyrje është intervista e Ramës një javë më parë, dhe shumica prej gazetarëve nuk patën guxim ta kontestojnë. Po krijohet një precedent i rrezikshëm”, tha Dule.

Ndërkohë gjatë seancës kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi. Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit, kur u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave.

fredi beleri

Sondazh

Poll