Politike

Kaosi në Kuvend/ Përjashtohen për 10 ditë 7 deputetë të opozitës (EMRAT)

Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit që u shkaktuar në seancën e fundit plenare ku u miratua edhe buxheti i vitit 2024.

11 Dhjetor 2023, 17:23 Nga r.ll
Kaosi në Kuvend/ Përjashtohen për 10 ditë 7 deputetë
kuvendi

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, shtatë deputetë të opozitës. Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit që u shkaktuar në seancën e fundit plenare ku u miratua edhe buxheti i vitit 2024.

Deputetët e përjashtuar:

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Bashkë me 7 deputetët e përjashtuar këtë të hënë, për Gazment Bardhin,Sali Berishën, Edi Palokën, Elda Hotin, Flamur Nokën dhe Albana Vokshin në fuqi është përjashtimi i një jave më parë, i cili nuk lejon as në këtë seancë të jenë pjesë pasi ndëshkimi për ta, përfundon më 16 dhjetor.

sekretariati i etikes

Sondazh

Poll