Politike

'Nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata'/ Berisha i përgjigjet Wisner: Të nxjerrë dokumentin me akuza

Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se nuk do ti përgjigjet kësaj deklarate, por kërkon që të dalin dokumente me akuzat ndaj tij. 

11 Dhjetor 2023, 13:22 Nga A.B
'Nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata'/ Berisha i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu është përgjigjur deklaratën e bërë nga i ngarkuari me Punë të SHBA, David Wisner, i cili nuk pranoi të komentonte sulmet që Sali Berisha i bën SPAK, duke e quajtur ish-kryministrin “një të sanksionuar”.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se nuk do ti përgjigjet kësaj deklarate, por kërkon që të dalin dokumente me akuzat ndaj tij. 

"Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem. Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit. Kjo është përgjigja ime. Po ajo siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë. Ju e vutë re, e ktheu termin anglo-amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha. Ka pasur një libër ‘Rreziku anglo-amerikan’. Pse them se e mori nga libri dhe jo nga realiteti. Sepse qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë.

Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces. Ndaj dhe them se Edi Rama e kishte atavizëm atë kontributi anglo-amerikan, ishte një silogjizëm me rrezikun anglo-amerikan, sepse anglezët nuk u angazhuan, u larguan. Bile i takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnike, e panë se nuk ishte punë reforme."-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll