Politike

Marrëveshja për refugjatët miratohet të enjten, Bardhi: Kushtetuesja të shqyrtojë menjëherë padinë

Vendimi për miratimin e marrëveshjes në seancën e radhës u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.

11 Dhjetor 2023, 14:41 Nga r.ll
Marrëveshja për refugjatët miratohet të enjten, Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit se në seancën plenare të datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.

Në reagimin e tij, Bardhi i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë padinë e paraqitur nga PD dhe i kërkon të pezullojë seancën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. 

REAGIMI I PLOTË:

Marrëveshjet ndërkombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Kushtetuese përpara ratifikimit të tyre. Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Konferencën e Kryetarëve parashikon miratimin e saj në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo i shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës. Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit tek Gjykata Kushtetuese.

Vendimi për miratimin e marrëveshjes në seancën e radhës u mor sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.

gazment bardhi

Sondazh

Poll